Eksperti Gjinaj: Qytetari paguan lekë në xhep te sekseri për të marrë patentën
Tonin Gjinaj sekretar i Përgjithshëm i auto-shkollave është shprehur se auto-shkollat duhet të kenë një listë çmimesh të caktuar në mënyrë që tek tatimet të jenë të gjithë të barabartë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi qytetari i paguan lekët e patentës në xhepat e sekserëve duke shtuar se Drejtoria e Tatimeve duhet të vendos që pagesat të bëhen në bankë.
Më tej ai denoncoi se shumë persona që japin mësim në auto-shkolla i kanë patentat e blera.
“Auto-shkollat duhet të kenë një listë çmimesh. Tek tatimet duhet të jemi të gjithë të barabartë. Nëse nuk shkojmë te tatimet të gjithë të barabartë atëherë s’kemi shkuar askund. Tani nuk mund të hapen autoshkollat si taksi.Ka dhe inxhinierë që kanë blerë diplomat e s’dinë të japin mësim. Vetëm këtë javë janë hequr 13 autoshkolla të ndryshme. Drejtoria e Tatimeve nuk bën policin në çdo vend, faji është ligji. Nuk ka kontroll mbi qytetarin. Qytetari i paguan lekët në xhepat e sekserëve . Përse drejtoria e tatimeve nuk i kalon që pagesën ta bëjë në bankë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve