Vakancat në prokurori, kreu i KLP: Nuk e menduam se do të shkarkoheshin kaq shumë

12 Prill 2023 | 13:13

Kreu i KLP-së Alfred Balla, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Euronews Albania.

Ai tha se aktualisht në detyrë janë 214 prokurorë ndërkohë që janë 107 vakanca, gjë e cila sipas tij po krijon vështirësi në sistem.

Balla foli dhe për vettingun, ku bëri me dije se nga ky proces janë shkarkuar 50 prokurorë, numër të cilin nuk e prisnin.

“Aktualisht në sistem ne kemi 341 prokurorë ndërsa në detyrë janë 214. Janë gati 107 vakanca që i ndajmë në vakanca të përhershme dhe vakanca të përkohshme, që janë persona të pezulluar dhe presin gjykimin në KPA. Është një numër jo i vogël që e kanë vënë në vështirësi sistemin. Nga Vettingu janë konfirmuar 100 prokurorë dhe deri më tani janë shkarkuar 50 prokurorë. Nuk e kishim menduar se do iknin një numër kaq i madh i prokurorësh”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024