Artan Hoxha: Përplasja më e fortë në këto zgjedhje është në Vaun e Dejës
Gazetari Artan Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se përplasja më e fortë për zgjedhjet e 14 majit do të jetë në Vaun e Dejës.
Sipas Hoxhës, pas bojkotit të zgjedhjeve të shkuara vendore, opozita është rikthyer në betejë dhe do përpiqet të marrë të gjitha bashkitë që i ka pasur bastione të vetat.
“Zona si Vau i Dejës, Kukësi, Dibra, Puka, opozita do bëjë të gjitha përpjekjet që t’i rimarrë. Pa rimarrë ato e ka të pamundur të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme. Pse këtu? Nga sondazhet Shkodra është e vështirë për mazhorancën që ta marrë, Vau i Dejës ka qenë në administrim të mazhorancës, aty do ketë një betejë të fortë. Kandidati i mazhorancës ka njohje dhe mbështetje të madhe në zonë. Për mua aty do ketë përplasje më reale mes Zef Hilës që kërkon të rikthehet, edhe pse ka pasur konflikte me njerëz të tjerë”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat