Fevziu për Këlliçin: Erdhi si pasojë e votës, s’ka statusin e kandidatëve të kaluar
Gazetari Blendi Fevziu ishte tha në një intervistë për Euronews Albania se Belind Këlliçi është i pari kandidat i nxjerrë nga Partia Demokratike që nuk ka një emër shumë të njohur siç ka ndodhur më parë.
Fevziu bëri një analizë të shkurtër të gjithë kandidatëve të mëparshëm të PD dhe theksoi se diferenca e Këlliçit me ta është se ai nuk është figurë e provuar politikisht dhe se del si kandidat si pasojë e votimeve që u bën.
“Belind Këlliçi është kandidati që Partia Demokratike që prej zgjedhjeve të vitit 1992, kur Tirana nuk e ishte marrë këtë vlerë… Kandidati i Tiranës, është kandidati potencial për kryeministër i vendit. në vitin 1992 Partia Demokratike kandidoi Sali Kelmendin, një inxhinier që nuk kishte staturë politike, por perceptohej se kryetari i Bashkisë, duhet të ishte një njeri që njihte inxhinierinë, rrugën, ujin dhe këto gjëra. Nga viti 1996 e në vijim, të gjitha partitë politike kanë sjellë figura të rëndësishme politike për Tiranën.
Në vitin 1996 Partia Demokratike ka sjellë Albert Brojkën, i cili ishte zëvendës kryeministër dhe ministër i transporteve, në 2000 solli Besnik Mustafajn, një nga asetet publike, shkrimtar i njohur, ish ambasador, themelues i PD.
Në vitin 2003 kandidoi Ngjela, ish ministër, në 2007 solli ministrin më efikas që kishte, ministrin e brendshëm Sokol Olldashin, kryetar i forumit rinor njëkohësisht dhe deputet dhe në 2011 çoi Ministrin e Brendshëm dhe ish-Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Transporteve Lulzim Bashën, ndërsa në 2015 zgjodhi drejtorin e maternitetit të Tiranë për shumë vite dhe ish-ministër. PD-ja ka luajtur gjithnjë me figura me background të fortë politik.
Këtë herë vjen me një figurë që nuk është provuar politikisht. E vetmja karrierë e Belind Këlliçit janë dy vite në parlament dhe kryetar i forumit rinor. Pra ai nuk e ka staturën politike të kandidatë ve të mëparshëm, kjo sepse ai erdhi si pasojë e votës”,-tha Blendi Fevziu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve