Nisin lëvizjet diplomatike, përpjekje për një takim Kurti-Vuçiç në Bratislavë

Takimi Kurti-Vuçiç
30 Maj 2023 | 12:16

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është duke bërë përpjekje që të organizojë një takim ad hoc mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, mëson Radio Evropa e Lirë.

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po përpiqet të organizohet në Bratislavë të Sllovakisë.

Sipas burimeve diplomatike, “kjo është një ide dhe një përpjekje” dhe se “ende nuk ka konfirmime nga palët se a janë të gatshme për një takim të tillë”.

Kryeqyteti sllovak është përmendur si vend i mundshëm ku do të mund të takoheshin të dy bartësit e dialogut, për shkak se që të dy janë ftuar të marrin pjesë në konferencën për siguri globale, Globsec, që po zhvillohet në Sllovaki.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se të martën pasdite do të marrë pjesë në një panel me temën: “E shkrirë – Ballkani Perëndimor dhe rruga drejt BE”-së.

Në të njëjtin panel, pjesëmarrës do të jetë edhe Lajçak, ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është paraparë të marrë pjesë në një panel të mërkurën, me temën: “Rruga e hapur – Ballkani Perëndimor kthehet në punë”. Në këtë panel do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Prania e Kurtit dhe Vuçiçit, si dhe e Lajçakut në këtë konferencë, është parë si mundësi që të organizohet një takim i përbashkët i tyre.

Për një takim të tillë, sipas burimeve diplomatike, Lajçak e ka edhe mbështetjen e disa prej shteteve më të rëndësishme perëndimore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026