Ristrukturimi i PD-së, gazetari: Ja pse Basha nuk po zgjedh “besnikët e kryetarit”

9 Shtator 2023 | 14:42

Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk ka pasur asnjë surprizë nga vendimet që u morën në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Sipas tij në këtë ristrukturim të Partisë Demokratike vihet re se nëse Lulzim Basha i djeshëm e kishte ndërtuar pushtetin e tij brenda PD-së mbi njerëz besnikë dhe njerëz afër kryetarit, sot ka një qasje të re të Bashës që e ndërton strukturën e partisë jo mbi besnikë të kryetarit, por mbi njerëz që janë besnik të një projekti politik.

“Lulzim Basha e bën këtë sipas meje sepse kur e ngriti pushtetin brenda PD-së mbi besnikë të kryetarit, koha tregoi se e tradhtuan. Pra, nëse njerëzit janë besnik të kryetarit për interes atëherë për herë të parë që do iu dalë sipas tyre një opsion më i mirë do e tradhtojnë. Kemi një numër të konsiderueshëm anëtarësh të ish-kupolës së Partisë Demokratike të cilët e tradhtuan Lulzim Bashën,” – u shpreh Xhunga.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026