Identifikohen terroristët serb, analisti: KFOR-i amerikan i ka me emra dhe mbiemra
Analisti, Gazmir Raci, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania ku zbuloi detaje të reja mbi zhvillimet në veri të Kosovës.
Raci nënvizoi se Kosova ka identifikuar 31 terroristët që morën pjesë në sulmin e 24 shtatorit në Veri, ku u vra efektivi i policisë Afrim Bunjaku.
Gjithashtu ai shtoi se sipas dëshmive nga pelegrinët në manastirin e Banjskës, ka qenë KFOR-i amerikan ai i cili ka kryer hetimet dhe ka identifikuar me emër dhe mbiemër të gjithë terroristët që cënuan integritetin e Republikës së Kosovës.
“Serbia i ka ulur flamujt në gjysmë shtizë dhe ka ndezur qirinj për këtë grup terrorist që dhe vetë Bashkimi Evropian, i ciliësoi si grup terrorist. Kosova e ka kërkuar ekstradimin e tyre.
Ekziston një listë me 31 emra dhe mbiemra. Madje ke një lajm nga mediat serbe që KFOR-i ka hyrë dhe i ka identifikuar të gjithë një nga një. Një nga pelegrinët në Manastir ka deklaruar se KFOR-i amerikan ka hyrë brenda dhe i ka identifikuar të gjithë një nga një, me emër dhe mbiemër. Tashmë këta dihen dhe nëse Serbia dëshiron të tregojë vullnet për dialog, për bashkëpunim dhe integrim në BE duhet ta ndërmarrë këtë hap. Unë nuk besoj se do ta bëj. Përsëri Kosova duhet të jetë e angazhuar që ta ruajë territorin e saj me mundësitë që ka dhe në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Edhe ambasadori amerikan tha se duhet një hetim, pasi ka një strukturë mbështetëse nga jashtë dhe ai ka informacione për këtë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik