Avokati serb: Serbia nuk ka media të lira, i kontrollon Vuçiç të gjitha

6 Tetor 2023 | 09:10

Avokati serb Cedomir Stojkovic ishte mëngjesin e kësaj të premte në “Good Morning Albanians”, ku tha se në Serbi mediat flasin me gjuhën e presidentit Vuçiç.

Ai tha se Vuçiçi ka në dorë mediat më kryesore në serbi, ndaj gjuha që ai përdor është gjuha ëqë formon edhe opinionin publik, ndaj sipas tij edhe për ngjarjet e ndodhur në veri të Kosovës, shumica e qytetarëve serb, mendojnë se e vërteta është ajo që mediat e drejtuara nga presidenti i Serbisë, transmetojnë.

“Ne duhet të kuptojmë diçka që Serbia nuk ka një media të lirë, të gjithë mediat janë nën kontrollin e zotit Aleksandër Vuçiç. Media të cilat kanë shikueshmëri dhe të cilat mund t’i qasen 80-90% e njerëzve të cilat e krijojnë opinionin publik. Nuk ndodh asnjëherë që opinioni publik të krijojë mediat.

Asnjëherë! është media ajo që krijon opinionin publik. Vuçiçi gjithmonë e ka përdorur median për të krijuar opinionin publik në favor të politikave të veta. Fjalët që thotë Vuçiç, dëgjohen nga 80-90% e njerëzve, ndërsa zëra opozitar si të mirë dëgjohen shumë pak. shumica e serbëve janë nën ndikimin e mediave të Vuçiçit”,-tha avokati serb.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024