VIDEO| Lana del nga shtrati te “Pallati me Shigjeta”, përmbyten disa automjete
Stuhia “Ciaran” duke se ka prekur edhe Shqipërinë. Erëra të forta dhe reshje shiu pushtuan vendin këtë të premte, ndërsa situata në kryeqytet duket shumë e rënduar.
Shumë rrugë janë përmbytur ndërsa Lumi i lanës ka dalë nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta. Gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla, duke raportuar për situatën e përmbytjeve tha:
“Lana ka dalë nga shtrati. Shoferët kanë braktisur makinat të cilat janë pushtuara nga uji. Uji ka rritur të depërtojë në to. Shumë qytetarë kanë zgjedhur të dalin me shapka, pasi për të kaluar sot nëpër Tiranë duhen çizmet e llastikut pasi e gjithë situata është shumë e rënduar”,-raportoi gazetarja.
Prej situatës së rënduar shumë persona janë detyruar të lënë makinat, ndërsa janë larguar këmbëzbathur nëpër rrugët e pushuara nga uji.
Sipas meteorologëve, ky është “kodi i kuq”, pasi do ketë edhe përmbytje, për shkak të stuhisë e cila ka prekur të gjithë Europën.
Zonat më problematike pritet të jenë Shkodra, Lezha, Elbasani, Korça, Tirana. Parashikohet se reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë natës, ndërsa paraditja e të shtunës, pritet të jetë një situatë edhe më alamante.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve