“Zef Dedën e takova para 10 ditësh, ma këputi shpirtin”, tregon aktori i “Migjenit”
Aktori i njohur shkodran Besnik Çinari, ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania për të folur për ndarjen nga jeta të artistit të mjeshtrit të madh të humorit Zef Deda.
Miku i tij Çinari rrëfeu momentin e takimit të fundit me aktorin, ai tha se e kishte takuar vetëm 10 ditë më parë e ishin munduar t’i jepnin kurajë.
“Një kurajë mashtruese”, tha Çinari, pasi sipas tij Zefi, tashmë e kishte pranuar vdekjen dhe ai takim i fundit me të “i kishte këputur shpirtin”, pasi aktori që me plastikën dhe humorin kishte bërë gjithkënd të qeshte, tashmë mezi fliste.
“Takimi i fundit ka qenë para 10 ditësh. Se mua më pas më vdiq edhe nëna. Më ka marrë në telefon, mezi e kam dëgjuar kur më ka vdekur nëna. Shkuam e takuam atje në shtëpi bashkë me një shok të vjetër, na këputi shpirtin. Po i jepnim kurajë, por kurajë kuptohej që ishte false. Ai e kishte pranuar vdekjen.
Ai e ka ditur se dinte edhe gjuhë të huaja dhe i ka lexuar ilaçet. Ai e dinte se nuk ishte mirë dhe e ka pranuar vdekjen me burrni, nuk u ligështua. Ishte i jashtëzakonshëm. Nuk ishte shumë në gjendje të komunikonte, por pyeste për shfaqjet, se profesioni është sëmundje, ai ka punuar që fëmijë në teatër”,-tha aktori Besnik Çinari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve