Europa në rrezikun e akteve terroriste për festa? Eksperti: Pse alarmi është i lartë

6 Dhjetor 2023 | 12:51

Eksperti Emilio Çika foli në lidhje me kërcënimin që i bëhet Europës nga ekstremistët.

Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se dekadën e fundit ka pasur një rritje të ekstremit të djathtë, gjë e cila ka ndodh për disa arsy.

Sipas tij disa nga arsyet janë emigrimi por dhe situata politike.

“Dekadën e fundit ka një rritje jashtëzakonisht eksponenciale të ekstremit brenda në Europë. Kur flasë për një rritje të tillë i referohem asaj që është ekstremi i djathtë në Europë. Kjo rritje vjen për disa arsye brenda në Europë. Është e vërtetë që Hollanda është shteti i fundit por nuk do thosha i pari që ka sjellë në pushtet një personazh politik që është mbështetës i hapur i politikave të hapura që tentojnë drejt ekstremit të djathtë. Janë dhe shtete të tjera që kanë dhënë sinjale prej kohësh.

Marrjen e pushtetit në Hollandë do e lidhja dhe me një fakt të rëndësishëm. Hollanda dhe pse është një shtet i vogël, është një nga shtetet krijuese të BE-së. Për arsye dhe të zgjedhjeve që janë paralmentare në pranverën e 2024, kemi dhe një ndërmarrje të një fushate shumë të gjerë të këtyre forcave. Kemi pasur një takim në Fierence, ku u mbajtën qëndrime ideologjike të këtyre rrymave politike dhe u përshëndetën dhe nga liderët kryesorë që janë në pushtet. E gjithë kjo lëvizje shkon për shtat për fat të keq dhe më atë të rritjes së rrezikut të sulmeve të terrorizmit. Faktorët kryesor janë situata ekonomike, emigrimi”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026