“U zhgënjyem nga zgjedhjet në Serbi”, Von Cramon: U shkelën të gjitha standardet
Raportuesja e PE, Viola Von Cramon e cila ishte vëzhguese gjatë zgjedhjeve në Serbi tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se mënyra se si u zhvilluan votimet në Serbi ishte shqetësuese.
Ajo tha se janë shkelur të gjitha standardet e zgjedhjeve. Von Cramon u shpreh se ishte e zhgënjyer nga zhvillimi i zgjedhjeve, pasi Bashkimi Europian, do të bashkëpunojë me Serbinë që ajo të anëtarësohet.
“Nuk ka të bëjë vetëm me Bashkimin Europian por me shkeljen e të gjitha standardëve ndërkombëtare të zgjedhjeve. Ajo që ne kërkojmë është të respektohet sundimi i rendit dhe ligjit dhe i gjithë standardeve, kur bëhet fjalë për pavarësinë e mediave apo i politikës dhe i kandidatëve.
Pra kjo nuk është e pranueshme, përkundrazi është e papranueshme për një vend që synon hapjen e një kapitulli të ri në procesin e integrimit. Duke parë për më tepër edhe qasjen e Serbisë kundrejt Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.
BE-ja do të ishte e lumtur të anëtarësonte Serbinë. Ne e dimë që Serbia është një vend i madh dhe do të donim të bashkëpunonim me të. Kjo është arsyeja se përse shumë nga ne vëzhguesit jemi të zhgënjyer nga zhvillim i zgjedhjeve”,-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)