“Berisha i gatshëm për akte terroriste”- Lita: Lajmëroi protesta ndaj institucioneve

27 Dhjetor 2023 | 10:54

Gazetari Lavdrim Lita është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha është i gatshëm edhe për akte terroriste kundër institucioneve që ai mendon se po e pengojnë në politikën e tij.

Komentet Lita i bëri në “Euronews Albania”, ku tha se ditën e sotme Berisha paralajmëroi protesta kundër institucioneve, çka sipas tij do të thotë se “Rithemelimi” do të kalojë në ilegalitet.

Ai shtoi gjithashtu se kërcënimet e Berishës duhen marrë seriozisht, pasi sipas tij, ish-kryeministri ka dhënë prova edhe vitin e kaluar kur sulmoi selinë e PD, por edhe vitet e mëparshme.

“Ai tha protesta kundër institucioneve. Edhe pse nuk ishte i sinqertë që ishte protesta e parë kundër gjykatave, pasi e ka bërë Veliaj për pallatet te liqeni dhe Berisha është i dyti. Sulmet kundër institucioneve e kthejnë atë jo vetëm në një grup të paligjshëm, por grup në ilegalitet.

Kjo është e barabartë me një grup që hyn në një fazë të dhunshme dhe shumë ekstremiste. Fakti kur ai thotë që do të ketë protest kundër institucioneve do të thotë që do të ketë protesta të dhunshme. Ai ka dhënë dëshmi edhe vitin e kaluar kur sulmoi selinë e PD, duke e sulmuar atë me mjete të dhunshme. Protesta mund të shtrihet kundër çdo institucioni që mund të jetë bërë pengesë për ëndrrën e tij në politikën e madhe.

Përsa i biri po hetohet në SPAK për çështje të trafikut të armëve, protestat që ai zhvillon, do të thotë se po i afrohet një faze të dhunshme. Këto janë paralajmërime që njerëzit duhet t’i marrin seriozisht. Ju e dini që Berisha nuk ka gjuajtur një gurë në jetën e tij, por ka organizuar grupe militantësh që të gjuajnë edhe me armë. Ai ka treguar se është i gatshëm edhe për akte terroriste”, tha Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026