Spahiu: UEFA një mafie ndërkombëtare që trafikon biletat e EURO 2024
Sigurimi i një bilete për kampionatin evropian rezultoi një mision i pamundur për tifozët kuqezi, të cilët kanë marrë një tjetër zhgënjim nga UEFA.
Të enjten, nëpërmjet e-mail, qeveria evropiane e futbollit ka komunikuar përgjigjet për aplikimet e bëra, ku për tifozët shqiptarë, përgjigjet kanë qenë negative. Shkak për këtë refuzim, sipas UEFA është bërë numri i lartë i aplikimeve, i cili arrin shifrën e 30 milionëve.
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se kjo është një padrejtësi e madhe që po iu bëhet tifozëve shqiptarë nga UEFA.
Sipas tij, FIFA dhe UEFA janë organizata mafioze të lidhura me interesat e oligarkëve të Evropës, të cilët biletat që ua refuzojnë tifozëve shqiptarë, do i shesin me çmim disa fish më shtrenjtë.
“Shqiptarët duhet të kuptojnë se FIFA dhe EUFA janë dy organizime mafioze planetare ku janë të lidhura interesat e gjithë oligarkëve të Evropës. Një pjesë e këtij organizimi mafioz janë edhe tregtimi i biletave të cilat do të shiten me çmim 10-fush. Ajo që ne kemi gabuar është se kemi aplikuar si tifozë shqiptarë. nëse do të kishin aplikuat si tifozë gjermanë ne do e kishim siguruar biletën. Pra prioriteti i UEFA-s kanë qenë tifozët gjermanë dhe banorët në qytetet përkatëse”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve