A do të ketë Kurti kandidatë në Maqedoni të Veriut? Flet kreu i opozitës shqiptare
Kreu i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti tha në një intervistë për Euronews Albania se bashkëpunimi i Lëvizjes Vetëvendosje me opozitën në RMV nuk duhet parë si një gjë e pazakontë.
Mexhiti tregoi se në listat e përbashkëta për deputetë do ketë edhe kandidatë që vijnë nga LVV dhe ky sipas tij është thjesht një koordinim mes shqiptarëve.
“Kurti ka qenë mbështetës i opozitës shqiptare edhe në vitin 2020 dhe më herët dhe ka qenë mbështetje publike. Ndryshimi është që kësaj radhe do jetë në partneritet me opozitën shqiptare. Listat e përbashkëta për deputetë do kenë edhe kandidatë që vijnë nga LVV. Janë qytetarë të Maqedonisë së Veriut dhe këtu nuk shoh asnjë problem, se shqiptarët në RMV janë pjesë e kombit shqiptar dhe bashkëpunimi edhe me qeverinë shqiptare edhe me atë të Kosovës është një koordinim brenda shqiptarësh që në esencë kanë të njëjtin qëllim; integrimin në NATO dhe BE. Kështu që nuk ka asnjë problem, edhe pse janë munduar disa qarqe ta shohin si problem”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve