“Europa të marr masa urgjente”, politikani austriak: Lufta shpërthen brenda 4 javësh

31 Janar 2024 | 11:25

Günther Fehlinger politikani austriak tha në një intervistë për Euronews Albania se Europa duhet të marrë masa urgjente pasi së shpejti do  të nisin konfliktet.

Sipas tij kjo është periudha më e rrezikshme për Kosovën që prej shpalljes së pavarësisë së saj, pasi është rritur presioni ndaj Serbisë si nga ana e Rusisë ashtu edhe nga ana e Bashkimit Europian.

“Është periudha më e rrezikshme që prej shpalljes së pavarësisë, pasi ndikon presioni që pop i bëhet Serbisë për të njohur Kosovën. Viti 2024 është momenti më i rrezikshëm për Kosovën që prej kohës së luftës. Është periudhë shumë e rrezikshme dhe do jetë më e rrezikshme nëse faktori ndërkombëtar dhe NATO mendoj se muajt e ardhshëm do të jenë deciziv.

Serbia i druhet presionit amerikan nga një anë dhe presionit të popullsisë së tyre nga ana tjetër. Në muajt e fundit kemi pasur protesta të qytetarëve serb  që nuk ndodhnin që prej 2015. Kjo është diçka shumë e rëndësishme dhe Vuçiç druhet se mund të humbasë pushtet në shtëpinë e tij ndaj lufta mu d të pritet në muajt e ardhshëm dhe unë nuk do të habitesha nëse kjo do të ndodhte në katër javët e ardhshme”,-tha politikani austriak.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026