“Nuk i dhashë lejen e ndërtimit”- Gjici flet në gjykatë: Kush e pagoi Alma Kaçin
Ish-kryebashkiaku Safet Gjici, i cili u arrestuar pas video-skandalit në zyrën e Bashkisë me Alma Kaçin, ka dëshmuar ditën e sotme para togave të zeza.
Gjici mësohet se ka thënë se që pas skandalit të tij fshihet Abedin Oruçi, me të cilin kishin konflikte të mëparshme për shkak të detyrës.
Gjici është shprehur se Alma Kaçin e ka paguar Oruçi në mënyrë që të bënte videon dhe më pas ta shpërndanin. Ish-kryebashkiaku u ka kërkuar falje familjarëve të tij duke thënë se dëmi i shkaktuar është dëm shumë i madh moral.
“Kam disa gjëra shtesë për të thënë përpos atyre që tha avokati. Përplasja ime me Abedin Oruçin ka nisur që në vitin 2019, kur unë në cilësinë e kryetarit të bashkisë i hoqa atij rrethimin me kangjella hekuri të sheshi para Bashkisë sepse nuk ishte pronë e tij . Këtë gjë e provova në bazë të dokumenteve në kadastër që ajo tokë nuk ishte e Abedin Oruçit. Bëhet djalë për 9.3 dylim tokë. Po ashtu unë nuk kam lejuar që Abedin Oruçi të ndërtojë një objekt pa leje në afërsi të Liqenit të Kukësit. Po ashtu me Oruçin kam pasur dhe përplasje fizike ditën që ka qenë në Kukës ambasadorja holandeze. Kam bërë kallëzim për Oruçin, 5 akuza ka pasur në ngarkim të tij në Prokurorinë e Kukësit, por kanë arritur t’i pushojnë. Konflikti mes nesh ka qenë i hapur dhe ai paguajti Alma Kaçin në shenjë hakmarrje pse unë nuk e lashë të zaptonte pronat e Bashkisë dhe të ndërtonte në mënyrë të paligjshme.
Ai ka qenë 1 vit e ca në kërkim për çështjen e ndërtimeve pa leje. Abedin Oruçi më ka sulmuar për shkak të detyrës që nga viti 2019 pasi unë skam pasur asgjë personale më të, kam bërë vetëm detyrën,.
Kush më ka dhënë substancë narkotike, Alma Kaçi me bashkëpunëtorin e saj, pse këtë fakt nuk e heton Prokuroria.
Pse Alma pasi bëri videon ja dha Abedin Orucit, pse nuk është hetuar ky fakt, ndërkohë që unë hetohem prej 6 muajsh, a thua se kam krijuar organizatë terroriste.
Ku është premtimi që i kam bërë unë Alma Kaçit për projektin se nga telefoni im nuk doli asgjë ndërkohë që ajo kishte komunikim me Oruçin. Unë i thashë shko të zëdhënësi i Almës por ajo as aty nuk e dorëzoi.
Në buxhetin e 2023 ne nuk kishim të parashikuar një gjë të tillë, fond për qentë. Ata më sulmuan pse nuk i lejova të ndërtojnë pa leje dhe të përvetësojnë tokën. Unë kam marrë dënimin më të madh. Dënimi është moral, u kërkoj falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit (Përlotet). Oruçi donte që të iki unë dhe të vinte në zbatim projektet e tij. Shkoni në Kukës dhe shikoni si i kanë zaptu pronat e Bashkisë. Abedin Oruçi ndër vite ka pasur çështje penale. Unë kërkoj pafajësi, sepse nuk kam shkelur asnjë ligj.”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve