Ilir Kulla: Shqipëria ka dhënë kontribut më shumë se ç’ka pasur mundësi për Ukrainën
Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, është shprehur se Shqipëria ka dhënë më shumë kontribut se ç’ka pasur mundësi për Ukrainën.
Komentet Kulla i bëri në Euronews Albania, ku tha se vendi ynë e ka ndihmuar Ukrainën si në Këshillin e Sigurimit të OKB, ashtu edhe me armatime.
Ai tha gjithashtu se paratë e mëdha që mund të vendosin për Ukrainën dhe fatin e luftës janë ato që vijnë nga SHBA dhe BE.
“Vendet e tjera përfshi ne i kanë dhënë shumë Ukrainës për mundësinë dhe hapsirën që kanë pasur. Në kuptimin politik është një mesazh që i jepet BE-së, që e përmend edhe Rama që thotë zgjeroni BE-në, fusni Ukiranën, na fusni edhe ne që të mos na marrë Rusia.
Por problemi është që kriza e brendshme politike në BE dhe Parlamenti i ardhshëm në zgjedhjet e qershorit mund të na japë një panoramë që nuk e kemi parë ndonjëherë. Mund të vijnë në pushtet gjithë euroskeptikët.
Ardhja e presidentit ukrainas këtu ka një kuptim në sensibilizimin e brendshëm të liderëve të BE, po de facto nuk ndryshon gjë. Sepse ata që janë sot në Europë mendojnë se janë raportet e forcave që do i ndryshojnë gjërat. Ne kemi dhënë aq sa kemi fuqi.
Shqipëria ka dhënë kontribut në KS, ka ndihmuar me armatime. Detyrat tona i kemi bërë, kemi bërë edhe më shumë se ç’kemi pasur mundësi. Por paratë e mëdha për Ukrainën dhe vazhdimin e luftës në Ukrainë mund të vijnë vetëm nga SHBA dhe BE. Shqipëria është një vend i sigurt dhe shumë larg të qenit prorus”, tha Kulla.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet