Parqet Kombëtare po lakmohen për biznes

16 Mars 2024 | 20:02

Temë e emisionit Money në Euronews Albania këtë të shtunë ishte miratimi i ligjit të shumë debatuar për lejimin e ndërtimeve në Zonat e Mbrojtura.

Zonat e mbrojtura në Bashkimin Europian zënë rreth 18% të territorit të saj, me angazhimin për të rritur këtë sipërfaqe deri në vitin 2030. Ndërkohë, në Shqipëri, teksa zonat e mbrojtura përbëjnë 21% të territorit, me 11 parqe kombëtare dhe 4 vende të trashëgimisë botërore, po shkohet tek përmbysja e këtij raporti.

Biologu i Mjedisit Olsi Nika tha se Zona të Mbrojtura kanë dhe shtete të fuqishme që bazohen te turizimi, por zgjedhin t’i mbrojnë ato me fanatizëm.

“Sisteme të Zonave të Mbrojtura ka çdo vend i botës. Edhe shtetet që zhvillohet me turizëm si Greqia apo Italia, i mbrojnë me fanatizëm. Edhe 20 përqindshi që konisderohet Zonë e Mbrojtur është e vështirë të thuhet që është në këtë përmasë për shkak të menaxhimit. Kjo për fajin e strukturave, shoqërisë, pra ne nuk kemi rrjet të Zonave të mbrojtura”, tha ai.

Aktivisti për mbrojtjen e mjedisit, Lavdosh Ferruni deklaroi për Money: “Dy-tre ditë para se të bëhej ky ligj, në parlamentin europian u miratua një ligj për restaurimin në masën deri në 20% të hapësirave të degraduara në Europë. Pra, bota po shkon në restaurim të atyre zonave që janë degraduar, ndërsa ne po degradojmë ato që janë të mbrojtura. Kështu që është një non sens i madh dhe besoj se do vijë momenti që do rrëzohet”, tha ai.

Një studim i kohëve të fundit tregon se investimet në infrastrukturën e gjelbër dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura mund të rrisin ekonominë lokale me një mesatare prej 2.4% nëpërmjet turizmit dhe aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike, krahasuar me 1.2% që ofron zhvillimi i paqëndrueshëm urban. Duke lejuar ndërtimet në zonat e mbrojtura, Shqipëria rrezikon të humbasë këtë potencial për rritje ekonomike afatgjatë.

Kryetari i Shoqatës Ornitologjike, Taulant bino, tha për Money se Zonat e Mbrojtura po përdoren për të rritur vlerën e investimeve  strategjike.

“Zonat e Mbrojtura po përdoren si aset për të rritur vlerën e investimit. Pra, praktikisht kushdo investor, që do shkojë të invesstojë në një ZM do të përdorë natyrën si aset për të rritur çmimin e pronës. Këtu përfitimi është të çmimi i pronës. Nuk do të kishte të njëjtën vlerë në qoftë se do të ishte një zonë e zhveshur. Pra, le të përdorim këtë natyrë që brezat dhe pushtetet e kanë ruajtur, për ta përdorur si aset për të rritur vlerën e pronës së dikujt”, tha ai.

“Nëse Shqipëria do të zhvillohet patjetër që ne nuk jemi kundër zhvillimit. A mjafton 80%, unë këtë nuk mund ta them, por nuk mund të bëhet kompromis me ruajtjen e natyrës. Duhet të vendoset kufiri. ZM është aty edhe për ata që nuk kanë ardhur ende. Ti mund të fitosh 10 lekë sot, por nesër brezi tjetër do ta ketë -20 lekë, nëse i zhbën asetet natyrore”, deklaroi biologu Olsi Nika.

Bashkimi Europian thotë se do të monitorojë se si do të zbatohet ligji në zonat e mbrojtura. Në përgjigjen që dërgon në parlamentin shqiptar, delegacioni thotë se do të ndjekë me vëmendje zbatimin, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026