“Rama i mallëngjyer nga pritja në Paris”, Burimi: Serbët e morën për ofendim…
Gazetari Genc Burimi komentoi në një intervistë për Euronews Albania vizitën e kryeministrit Edi Rama në Francë dhe pritjen që ju bë në pallatin “Invalid”.
Sipas tij, pritja që ju bë Ramës nuk ishte madhështore siç u pretendua, ishte e veçantë dhe vetëm spektakël.
Media serbe, theksoi Burimi, e mori për ofendim ceremoninë që ju bë Vuçiçit që ishte në Francë para Ramës, ndërsa për shqiptarët shihet si diçka e madhe.
“Kjo që ju bë nuk është bërë asnjëherë kurrë, nuk është as për mirë as për keq, është e veçantë. Para tij në Paris erdhi Vuçiç, në këtë moment Macron se ka shumë për nder të afishohet me këta liderë autokratë ballkanikë, jemi para zgjedhjeve ku ekstremi i djathtë ka mprehur shpata. simboli është, ka ende mend ku president francez të mendojë për integrimin kur ne nuk po dimë ku të fusim kokën.
Çfarë bën ai, i jep një bombone Vuçiç me ceremoni në “Invalid” dhe i bën këtë ceremoni Ramës, ku në fakt presidenti nuk ishte i pranishëm. Dhe këtë që Serbia e mori për ofendim, ja propozon Shqipërisë që merr për diçka të madhe, ishte thjesht një spektakël. Rama thotë që s’kam parë kurrë këtë lloj pritjeje, ndërsa serbët e morën për ofendim pritjen që ju bë Vuçiç. Nuk pati asgjë konkrete, thjesht mori një borxh prej 120 mln euro, ndërsa Vuçiç nuk erdhi të marrë borxh”, tha Burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve