“Kam frikë burgun”, Mërtiri: Meta po jep mesazh të gabuar, Kryemadhi më e logjikshme

20 Prill 2024 | 12:32

Analisti Ergys Mërtiri tha në një intervistë për Euronews Albania se mesazhi që Ilir Meta po u jep në këtë moment shqiptarëve është se “i frikësohet burgut”.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Partinë e Lirisë, ku duket se çifti Meta- Kryemadhi kanë një përplasje ideologjish, Mërtiri tha se Kryemadhi është më e logjikshme dhe ka një gjuhë më të mirë politike se bashkëshorti i saj.

Sipas Mërtirit, Meta po “lufton” SPAK-un, pasi ky do ta fusë në burg dhe jo Edi Ramën që t’i marrë vota.

“Njerëzit që kanë qenë në atë parti nuk dolën sot. Zoti Meta i ka parë dhe i ka ditur, nuk zbuloi gjë tani, e treta, zoti Meta shprehet se kanë hallin e zgjedhjeve. Pra për të fituar elektorat bëhet gjithçka pasi sipas tij nepotizmi ka dëmtuar partinë. Pyetja është kur u zbulua ky nepotizëm dhe a fitohen vërtet vota duke sulmuar SPAK-un?

S’më duket me sens që ti të bësh politik duke sulmuar dikë për të cilin vet thua se kërkon të të fusë në burg. Mesazhi që i përcillet qytetarëve është unë kam frikë burgun, ose unë po luftojë për t’i shpëtuar burgut. Pra po lufton me dikë që po tenton ta fusë në burg dhe jo me dikë për ti marrë vota.

Nga ky aspekt mua më duket Kryemadhi shumë më e logjikshme dhe me gjuhë më të mirë politike se Ilir Meta. Kryemadhi nuk flet për  burg po për opozitë, për inceneratorët dhe për abuzimet e qeverisë, gjë që duhet ta bëjë çdo opozitë normale”,-tha Mërtiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026

“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë

President i organizatës “Rrënjët Shqiptare në Amerikë” (Albanian Roots), Marko Kepi, ka deklaruar se disa individë tentuan të bllokonin dhe të kërkonin anulimin e Paradës...
16:18 | 23/06/2026

Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut

Këtë të martë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka finalizuar një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të...
15:45 | 16/06/2026