Vuçiç nis përplasjen me Slloveninë! Eksperti zbulon planin
Analisti Sadri Ramabaja komentoi në një intervistë për Euronews Albania përplasjen e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me Slloveninë pas deklaratës së këtij të fundit në OKB.
Sipas tij, Serbia pretendon të luajë rolin e viktimës dhe do të sulmojë këdo që i pret rrugën, por roli i diplomacisë sllovene ka qenë edhe në dobi të Serbisë për ta kthyer atë në kursin perëndimor.
“Është një betejë e radhës që Serbia e humbet dhe rrëshqet në tapetin e irracionalitetit në fushën e komunikimit diplomatik. Serbia pretendon të luajë rolin e viktimës dhe edhe nëse një zog ja pret rrugën do e sulmojë. Diplomacia sllovene jam i bindu se ka një rol pozitiv edhe në dobi të Serbisë; pretendimi që ta përafrojë Serbinë me Perëndimin. Ndërmjetësuesi Lajçak e ka larguar Serbinë nga Perëndimi duke e dorëzuar në prehrin e Rusisë. Aktualisht Serbia është plotësisht e pozicionuar në krahun lindor. Do jetë vështirë të prishet republika e Malit të Zi, të krijohet bota serbe duke iu plotësuar edhe ky oreks Serbisë që të pozicionohet nga Perëndimi”, tha Ramabaja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme