Fituesi i Eurovizionit 2024: Nemo merr kurorën për Zvicrën
Edicioni më i diskutueshëm i Eurovizionit ka përfunduar dhe Zvicra është kurorëzuar fituesja e vitit 2024.
Pas një edicioni të Eurovizionit të njollosur me polemika mbi përfshirjen e Izraelit dhe protestat kundër Izraelit, si dhe përjashtimin e Holandës në minutën e fundit , Zvicra dhe përfaqësuesi i saj Nemo kanë dalë fitimtare mbi 25 këngët e përzgjedhura për në finale.
Favoritet për fitore përfshinin Kroacinë, Ukrainën, Irlandën dhe Portugalinë, por Zvicra mbretëroi supreme.
Kënga e Nemos ‘The Code’, ishte fituese e menjëhershme duke dhuruar një shfaqja teatrale dhe interpretim muzikor perfekt. Kënga u zgjodh me votë unanime nga juritë dhe mblodhi mjaft pikë nga publiku për të mposhtur kështu Kroacinë.
“Kjo histori është e vërteta ime
Unë, shkova në ferr dhe u ktheva
Për të gjetur veten në rrugën e duhur
kam thyer kodin, hoa-oh-oh
si amonitë
sapo i dhashë pak kohë
Tani gjeta parajsën
e theva kodin, hoa-oh-oh”,-këndon Nemo në refrenin e kësaj kënge e cila vërtet “e theu kodin”.
Kjo është fitorja e tretë për Zvicrën, e cila më parë e ka fituar edicionin e parë në vitin 1956 dhe në vitin 1988 me Celine Dion.
Këtu janë Top 5 në tabelën e rezultateve:
Zvicra – 591 pikë
Kroacia – 547 pikë
Ukraina – 453 pikë
Franca – 445 pikë
Izraeli – 375 pikë
Në 5 vendet e fundit ishin Gjeorgjia, Spanja, Sllovenia, Austria dhe vendi i fundit pas Norvegjisë. (Mbretëria e Bashkuar ishte i vetmi vend që kishte marrë pikë zero nga audienca.)
Ndërkohë Shqipëria e përfaqësuar nga Besa Kokëdhima me “Titan” nuk arriti të prekte finalen.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve