Ronaldo, lojtari i parë që merr pjesë në gjashtë Kampionate Evropiane
Cristiano Ronaldo do të jetë lojtari i parë që merr pjesë në gjashtë Kampionate Evropiane. Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka theksuar rëndësinë e pranisë së Ronaldos në skuadër, duke e vlerësuar përvojën dhe udhëheqjen e tij.
Me 128 gola në 204 ndeshje me kombëtaren, Ronaldo mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit. Edhe pse transferimi i tij në Arabinë Saudite vitin e kaluar ka ngritur pyetje mbi fundin e karrierës së tij, Martinez beson se ylli i Al-Nassr ende ka shumë për të ofruar.
“Cristiano ka pasur performanca shumë të qëndrueshme në klubin e tij. Nuk ka dyshim se ai është një golashënues i jashtëzakonshëm,” tha Martinez.
Portugalia do të fillojë fushatën e saj në Euro 2024 në Grupin F, duke u përballur me Republikën Çeke, Turqinë dhe Gjeorgjinë. Martinez theksoi se përvoja e Ronaldos do të jetë thelbësore për ekipin, duke.
“Nuk ka lojtar tjetër në botën e futbollit që mund të sjellë atë që Cristiano sjell në dhomën e zhveshjes, ai motivon lojtarët të japin maksimumin e tyre ne fushë. kjo e bën atë të veçantë ” tha ai.
Pjesëmarrja e Ronaldos në gjashtë Kampionate Evropiane është një rekord i lojtarit , duke e bërë atë një nga figurat më të rëndësishme për futbollin ndërkombëtar dhe për skuadrën portugeze në këtë turne.
LEXO GJITHASHTU:
Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë