Zgjedhjet në Himarë| Gjikuria: Do të zbatoj programin e Belerit, nuk i ndaj njerëzit

30 Korrik 2024 | 22:32

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, është shprehur se do të zbatojë programin e Fredi Belerit nëse fiton zgjedhjet.

Komentet Gjikuria i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se nëse zgjidhet në krye të Bashkisë së Himarës, ai nuk do i ndajë njerëzit në shqiptarë e greke, siç sipas tij është bërë më parë.

Më tej Gjikuria tha se ai nuk lufton për interesat e veta, sepse e ka siguruar jetën e tij, por për të ndihmuar himariotët.

“Banorët e Himarës më njohin me emër. Kanë besim te mua himariotët, sepse unë e kam jetën time të siguruar. Unë nuk kam ardhur këtu për interesa personale apo për të vjedhur. Unë jam këtu vetëm për të ndihmuar himariotët, për të bërë diçka për vendin tim. Jam fitues se kam një program, programin e Fredi Belerit, i kryetarit të zgjedhur me votë nga Himara.

Do zbatoj programin e tij që do jetë dy herë fitues. Unë nuk bëj pazare politike me asnjë. Jam vetëm për himariotët. Pika më e fortë e imja, unë si demokrat kam dy pika të forta në jetën time, pronën, familjen dhe ndershmëria. Familja ime është familje e ndershme e Dhërmiut.

Unë nuk do bëj ato që bënë të parët në Bashki, që i ndanë njerëzit. Ndarja për mua nuk ekziston. Disavantazh ndoshta që nuk jam marrë me politikë dhe të flas gjëra të kontrolluara, unë flas çfarë më vjen nga zemra. Fisi Gjikuria në Dhërmi është fis i madh. Secili ka mendimet e tij, ideologjitë e tij, edhe mund të ketë edhe qëndrime të ndryshme”, tha Gjikuria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me finalizimin e një operacioni të gjerë ndërkombëtar,...
19:24 | 12/06/2026

Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj asaj që në rrjetet sociale po etiketohet si “Revolucioni i Flamingove”, një lëvizje proteste kundër projekteve të zhvillimit në...
21:38 | 07/06/2026

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026