Rocco Vata bën heroin në Angli, i jep fitoren Watford në minutën e fundit shtesë
Watford fitoi me përmbysje 2-1 kundër Portsmouth për javën e 23-të në Championship. Goli me vlerën e tri pikëve për vendasit u shënua në minutën e fundit shtesë nga Rocco Vata, djali i ish-futbollistit Rudi Vata.
Rocco Vata i bëri një mbyllje fantastike vitit 2024, teksa ka shënuar dy gola dhe ka dhënë 2 asiste në 4 ndeshjet e fundit me ekipin e Watford duke e ndihmuar ekipin e tij të mbetet në garën për kthimin në Premier League.
Ndeshja nisi mirë për miqtë që kaluan në epërsi pas dhjetë minutave lojë me Suanson. Në fraksionin e dytë të lojës trajneri Cleverley hodhi në fushë Vatën te vendasit. Ishte Kayembe që barazoi shifrat nga penalltia në minutën e 57-të, para se Vata të minutën e fundit shtesë të gjente golin me vlerën e tri pikëve për të tijtë.
Ky sukses e ngjit Watfordin në vendin e 6-të me 37 pikë dhe i fut ata në garë për një vend në Premier League.
Sulmuesi shqiptar, i cili është dhe djali i ish-kapitenit të Kombëtares Rudi Vata shfrytëzoi një grushtim të portierit dhe duke ndjekur aksionin me shpejtësi shtyu topin në rrjetë
19-vjeçari nuk është thirrur kurrë nga moshat e Kombëtares Shqiptare, teksa ka shkëlqyer me moshat e Irlandës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat