Champions League: Bayern kërkon biletën në Skoci, Feyenoord sfidon Milanin

12 Shkurt 2025 | 14:50

Faza Play-Off e Champions League vijon këtë të mërkurë me katër ndeshje të tjera, ku në fushë zbresin ekipe si Bayern Munich, Milan, Monaco dhe Atalanta.

Gjermanët përballen në transfertë me Celtic, një kundërshtar i konsideruar i lehtë në letër. Bavarezët janë favoritë, duke marrë parasysh historinë e përballjeve mes tyre, ku nga katër ndeshje të zhvilluara, kanë fituar tre dhe një është mbyllur në barazim.

Në stadiumin “De Kuip”, Milani do të sfidojë Feyenoord. Kuqezinjtë, të cilët deri në javën e tetë e shihnin veten të kualifikuar direkt në fazën e 1/16-ve, humbën këtë avantazh pas disfatës ndaj Dinamo Zagreb. Tashmë ata duhet të luajnë Play-Off-in për të siguruar vazhdimin e rrugëtimit në Champions League. Me ish-yllin e Feyenoord-it në radhët e veta, Milani beson se mund ta kalojë këtë pengesë, por duhet të ketë kujdes, pasi atmosfera në Rotterdam ka qenë problematike edhe për ekipe të mëdha si Bayern Munich.

Ndërkohë, dy duelet e tjera të mbrëmjes do të jenë Monaco-Benfica dhe Club Brugge-Atalanta. Për ekipin italian të Gjimshitit, kjo do të jetë përballja e parë me belgët, ndërsa sfida mes Monacos dhe Benficës sjell një përballje mes dy skuadrave që njihen mirë, pasi janë takuar edhe më herët në këtë edicion të Champions League.

Kështu, me këto përballje mbyllet kjo javë e fazës Play-Off në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës

I ftuar në një lidhje live nga SHBA për Now me Thimi Samarxhi, gazetari shqiptar Denion Ndrenika komentoi debatin e krijuar pas publikimit nga kryeministri...
15:19 | 25/06/2026

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026