“Rend i ri Botëror”, eksperti: Ç’ndodh pas përplasjes ekonomike mes Kinës dhe SHBA
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se përplasja mes Kinës dhe SHBA-së është treguesi se një rend i ri botëror sapo ka nisur.
Ai tha se Donald Trump po mban “premtimet” e bëra në lidhje me taksat dhe tarifat, ndërsa po përpiqet të izolojë ekonomikisht Kinën. Mirëpo sipas ekspertit mbetet për tu parë se sa do e arrijë SHBA-ja të
“Kjo përplasje tregon edhe njëherë se rend i ri botëror sapo ka hedhur siparin. Bëhet fjalë për një rend të ri botëror që luftën do e ketë qoftë fizike dhe ushtarake, ashtu edhe ekonomike. Shtetet e mëdha si SHBA Kina, apo Rusia kanë mundësinë të intervenojnë në shumë vende të tjera në forma ushtarake. Kemi rastin e Trump, i cili paralajmëroi taksime dhe tarifa, e mbajti premtimin. Donald Trump është munduar të izolojë ekonomikisht kinën, por se sa do ia arrijë qëllimin që të izolojë, gjigandin më të madh ekonomik që ka 5% rritje ekonomike në vit”,-tha eksperti Marlind Laçi.
I pyetur se çfarë mund të ndodh nëse Shtetet e Bashkuara Ekonomike nuk do mund ta përballojnë këtë përplasje ekonomike, Laçi tha:
“Mund të ndodh ndërhyrja në Tajvan. Mediumet Kineze jo më larg se ditën e djeshme paralajmëruan që republikë popullore e kinës, si vizion të saj për çështje të sigurisë kombëtare ka rimarrjen e Tajvanit. Sepse ata janë kinezë nuk janë amerikanë. Në këtë kontekst do të shihet më pas se cila forcë do ia dalë më pas të fitojë këtë luftë ekonomike që ka gjasa të degjenerojë në një luftë fizike”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk