As mollët nuk shpëtojnë në juglindje, ngricat dëmtojnë 80% të prodhimit

9 Prill 2025 | 20:12

Reshjet e dëborës, shoqëruar me temperatura të ulëta deri në -7 gradë Celsius, shkatërruan totalisht pemtoret e qershive dhe kumbullave në juglindje, por situata rëndohet për fermerët pasi edhe kultura e mollës është dëmtuar në masën mbi 80%.

Afro 1500 ha tokë të mbjella me mollë janë dëmtuar, ndërsa fermerët theksojnë se pa ndihmën e shtetit janë të falimentuar.

Ferdinand Ali është një nga prodhuesit potencialë në Dvoran të Korçës, i cili tregon se gjithë investimi tek mollët është dëmtuar thuajse i gjithi.

Ai shpreh shqetësimin se askush nuk është interesuar nga institucionet për gjendjen aktuale në të cilën ndodhen fermerët.

“Temperaturat e ulëta që ishin javët e fundit kanë shkaktuar dëmtime të mëdha për drufrutoret. Ka patur dëme të konsiderueshme. Shpresonim që tek molla do ishte pak më mirë, por shohim se mbi 80% e saj është e dëmtuar. Fermeri ka dëm të jashtëzakonshëm. Institucionet janë ende në gjumë, po merren me fushatën dhe na kanë lënë, por askush nuk ka ardhur për masa paraprake,” thotë fermeri Ferdinand Ali.

Një nga banorët e fshatit Dvoran tregon se të gjithë fermerët janë të dëmtuar dhe ky vit do të sjellë falimentim për disa prej tyre.

“Flas për mbi 50% të garantuar të mollës. Shpenzimet janë të mëdha, shpenzimet e plehrave, nga 80 në 140, ilaçe të shtrenjta. Në Dvoran, frutikultura është e mbaruar. Kush do të vijë? Mjer atë që e zë halli. Shtet nuk ka njëherë,” thotë Paqësor Buzo.

Në juglindje të vendit janë të mbjella rreth 4200 hektarë me pemëtore, ndër të cilat 3600 hektarë janë të mbjella me mollë. Rreth 1500 hektarë të mbjella me mollë janë dëmtuar deri në masën 60% në juglindje të vendit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026