Humbja e zgjedhjeve, deputeti i PD: Ky është fundi i karrierës time në parlament
Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ka deklaruar përfundimin e karrierës së tij politike në Parlamentin Shqiptar.
Spaho thekson se këto zgjedhje ishin të fundit në karrierën e tij parlamentare dhe falënderon qytetarët që i besuan dhe e votuan për 35 vite me radhë.
Deputeti shkruan se ka mbetur i shokuar nga rezultati i këtyre zgjedhjeve ndërsa e cilëson gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike si të rëndë dhe uron që kjo forcë politike të gjejë fuqinë për ta kaluar këtë situatë dhe të rikthehet si një shpresë për Shqipërinë.
Kujtojmë që Spaho ishte kandidat i PD-së në Qarkun e Korçës nga lista e hapur dhe nuk arriti të merrte një mandat të ri.
Reagimi i plotë
Te nderuar miq,
Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
Dëshiroj të falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.
Falënderoj antarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.
Dëshiroj të falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët që më besuan dhe votuan gjatë 35 viteve dhe t’ju kërkoj ndjesë që nuk munda të bëj edhe më shumë për ta.
I uroj Partisë Demokratike të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet dhe të arrijë të rikthehet në shpresë për Shqipërinë.
Me shumë mirënjohje, Edmond Spaho
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve