Turistët në Vlorë, përveç detit shijojnë dhe momente relaksi, joga dhe palestër

25 Maj 2025 | 15:26

Jo vetëm për turizëm, por turistët e huaj në Vlorë e shfrytëzojnë bregdetin edhe për joga apo aktivitete sportive. Siç është ky grup me gra dhe vajza nga Polonia, që kanë zgjedhur që jo vetëm të qëndrojnë me pushime në Vlorë por edhe në bregdetin e Lungomares të praktikojnë ushtrime të ndryshme fizike. Ato tregojnë se vijnë nga Polonia për herën e parë në Vlorë teksa kanë zgjedhur bregdetin për të praktikuar joga

“Emri im është Beata, Unë jam nga Polonia. Jemi për herën e parë në Shqipëri. Ne këtu në bregdet praktikojmë fitnes, sport, zgjatje, joga. Më pëlqen shumë Vlora. Unë do të qëndrojë këtu shumë gjatë. Ky është një grup me gra dhe vajza që praktikojnë ushtrime fizike në Vlorë”

“Unë jam nga Polonia. Këtë radhë vij për herën e dytë në Shqipëri. 4 vjet më parë në tetor kam qenë në Vlorë. Këtu praktikojmë pak joga, Praktikojmë ushtrime për trupin. Vlora është super”

Jo vetëm ushtrime fizike, por siç tregojnë edhe vetë këtë periudhë e shfrytëzojnë edhe për shume. Krahas klimës dhe detit thonë se i pëlqen shumë edhe ushqimi. Vlerësime maksimale kanë edhe për njerëzit të cilët i cilësojnë miqësorë dhe tepër të këndshëm.

“Emri im është Janina dhe unë vij prej Polonisë. Unë vij për herën e tretë në Vlorë. Ne kryejmë ushtrime fizike këtu në bregdet. Shkojmë edhe në restorante pasi këtu ushqimi është shumë i mirë. Do të praktikojmë për 7 ditë me radhë këtu në plazh dhe më pas do të kthehemi në Poloni. ne do të kthehemi sërish këtu. Madje do të kthehemi çdo vit. Mua më pëlqen shumë Vlora. Është një qytet shumë shumë i bukur. Këtu ka shumë klimë të mirë, ushqim dhe njerëz të mirë. Për mua çdo gjë është shumë shumë mirë”

Bregdetin e Vlorës për aktivite të ndryshme fizike apo sport e shfrytëzojnë me dhjetëra turistë të huaj çdo ditë. Ata janë me kombësi të ndryshme por zgjedhin bregdetin e Vlorës për aktivitete fizike për të mbajtur trupin në formë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026