Tirana beson te dyshja italiane, Bordin dhe Veronese marrin drejtimin e bardhebluve

8 Shtator 2025 | 12:24

Klubi i Futbollit Tirana ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit italian Roberto Bordin në krye të pankinës bardheblu, pas largimit të trajnerit Vangjel Mile.

Ndihmës i tij do të jetë Marco Veronese, emër i njohur për publikun shqiptar si ish-zëvendëstrajner i Kombëtares në periudhën e suksesshme të Gianni De Biasi.

Vendimi vjen pas një fillimi të dobët sezonal, ku Tirana ka grumbulluar vetëm një pikë në dy javët e para të kampionatit.

Largimi i trajnerit Mile u bë “në mënyrë konsensuale”, siç njoftoi klubi, pas një takimi me anëtarin e bordit drejtues, Grent Halili.

Në njoftimin zyrtar, KF Tirana thekson:

“Pas bisedimeve mes palëve, është vendosur që të nisë një bashkëpunim i ri. Bordin është një emër i njohur në futbollin italian dhe ndërkombëtar, me përvojë të gjerë si trajner.”

Roberto Bordin nuk është emër i panjohur për futbollin shqiptar. Ai drejtoi sezonin e kaluar ekipin e AF Elbasanit, ku më pas u zëvendësua nga Ivan Gvozdenović. Në karrierën e tij, Bordin ka qenë në krye të klubeve si Sheriff Tiraspol, Neftçi Baku, Triestina, dhe ka drejtuar edhe Kombëtaren e Moldavisë.

Ndërkohë, Marco Veronese sjell me vete përvojë si lojtar dhe trajner në Itali, dhe njeh mirë realitetin e futbollit shqiptar nga periudha kur ishte pjesë e stafit teknik të De Biasit. Klubi i uron mirëseardhje dhe suksese në rolin e tij të ri.

Emërohet edhe drejtori i ri sportiv

Pjesë e ristrukturimit është edhe emërimi i Omer Bunjakut si drejtor sportiv. Ai vjen me një CV të pasur në menaxhimin e klubeve jashtë vendit dhe ka qenë pjesë e disa projekteve të suksesshme në futboll.

KF Tirana e prezantoi atë si një profil me vizion dhe përvojë, duke theksuar rolin e tij në ndërtimin e strukturave moderne sportive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026