Beqiri: Ndryshimi nuk do të ndodh për aq kohë sa Berisha e Meta janë në opozitë
Avokati Idajet Beqiri është shprehur se pa largimin e kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të PL, Ilir Meta nga politika, ne vendin tonë nuk ndodh ndryshimi.
Në një intervistë për Euroneës Albania, ai tha se në vendin tonë duhet të ketë një opozitë pa ngarkesa të së kaluarës.
“Duhet të bëhemi me një opozitë që të mos ketë asnjë lloj ngarkese me të kaluarën e saj dhe të mos ketë dhe pesha të rënda që i ka sot pasi kurrizi i saj nuk i mban dot me elektoratin e saj por edhe në raport me atë pritshmërinë e shqiptarëve. Ndryshimi nuk do të ndodh nëse nëpër këmbët e opozitës shqiptare do të jenë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Janë dy të këqija të mëdha të vendit”- tha ai ndërsa komentoi vendimin tërheqjen e ankimit të Enkelejd Alibeajt për statutin e PD-së.
Gjykata e Apelit ka vendosur pushimin e çështjes sa i takon statutit të Partisë Demokratike, pas tërheqjes së ankimit nga Enkelejd Alibeaj.
Alibeaj kishte kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.
Pas pushimit të kësaj çështjeje beteja për PD-në do të vijojë vetëm mbi gjykimin e vendimit të Agron Zhukrit se kujt i takon vula e Partisë Demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ndahet nga jeta akademikja dhe ish-deputetja e njohur nga Kosova
- Të shtëna me armë zjarri në festën në Florida, 8 të plagosur
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:43 Ende viktima të tjera nga tërmeti në Venezuelë, numri rritet në 4,930
- 09:41 Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe gjysmë milioni njerëz pa drita nga stuhia më e fortë në 20 vjet në Kili (VIDEO)
- 09:32 Zelensky flet për kabinetin e ri qeveritar: Detyra kryesore garantimi i sigurisë, do ketë ndryshime me partnerët
- 09:29 Kupa e Botës 2026, Shtëpia e Bardhë konfirmon praninë e Presidentit Trump në finale
- 09:20 Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin
- 09:16 Gruaja e Kryeministrit të Spanjës do të përballet me një gjyq, zbardhen dy akuzat ndaj saj