“Dallgë në gotë të ujit”, Shehi këshilla për Alibeaj: Prodho ide politike me vlerë
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, komentoi përjashtimin që u bëri Enkelejd Alibeaj 4 deputetëve të PD nga grupi parlamentar i kësaj partie.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se opozita nuk duhet të merret me këtë situatë por të përqendrohet të çështje më të rëndësishme.
Më tej ai pati dhe një këshillë për Alibeajn, që ky i fundit të japë ndonjë ide konkrete për realitetin politik.
“Kjo puna e përjashtimit më bënë për të qeshur. Këto janë dy grupe që kanë bërë sherr që një vit dhe më duket qesharake përjashtimi. Ka një lloj grotesku brenda.
Nuk duhet të merremi më ne si opozitë me këtë lloj situate. Është një dallgë në gotë të ujit. Me thënë të drejtën nuk do e kisha bërë po të ishte në vend të Alibeajt, po do ta këshilloja që të prodhonte ca ide politike dhe ca gjëra që kanë vlerë për realitetin konkret. Duhet të kisha dhënë ndonjë ide për zgjedhjet vendore, si e mendojmë, kush duhet të ishte propozimi i munguar i PD.
Ka ndonjë ide ky Alibeaj dhe Berisha se si kanë ndodhur këto, përse kemi mbërritur këtu. Këto janë teza politike po jo pol argon këtë e po fut këtë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS
- 10:38 Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 10:31 Kryeministri Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi: Shqipëria qëndron krah jush