Eksperti Çika: Hamasi mund të shuhet, por grupe të tjera janë gati të formohen
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Emilio Çika ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania ku ndër të tjera foli edhe për situatën në Rripin e Gazës.
Ai tha se ekziston mundësia që Hamasi të mposhtet nga Izraeli, por mund të ndodh që “hamasë të tjerë të krijohen pasi sipas tij ka shumë grupe të vogla në atë zonë të cilat mund të fitojnë terren.
“Në pjesën e gazës duhet thënë se Hamasi nuk është vetëm një organizatë ushtarake, është një organizatë politike në radhë të parë e cila ka edhe një kah ushtarak. Në këtë aspekt duhet goditur qoftë krahu ushtarak qoftë edhe ai që është mbështetja politike në pjesën e gazës.
Kjo është edhe logjika e Izraelit e cila me gjithë ndërhyrjet përpiqet të shuaj të gjithë Hamasin, ka një problem që të shkojnë drejt shuarjes së Hamasit mund të ndodh, por problemi nuk është këtu. Hamasi mund të shuhet, por mund të kemi lindjen e një Hamasi tjetër”,-tha Emilio Çika.
LEXONI GJITHASHTU:
- Publikohet orari, kur Hamasi dhe Izraeli do të nisin armëpushimin
- Hamasi bën bilancin: Mbi 14 mijë viktima nga lufta në Gaza, 5840 prej tyre fëmijë
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim