Kërceu valle me kandidatin e PS, flet për herë të parë kreu i PD në Librazhd
Bujar Vreto, kreu i degës së PD në Librazhd sqaroi në një intervistë për Euronews Albania foton ku ai shfaqet duke kërcyer me kandidatin e PS në këtë bashki, Mariglen Disha.
Vreto u shpreh se fotoja është shkrepur gjatë festës së Shën Gjergjit në fshatin Steblevë dhe është keqpërdorur nga portalet pa u thelluar se për çfarë bëhej fjalë.
Ai tha se nuk mbështet as PS, as Foltoren, por PD dhe nr.9.
“S’e kuptoj pse të gjitha mediat kanë marrë një interes mjaft të veçantë për këtë foto. Dua të sqaroj se në datë 6 maj kam qenë i ftuar në Steblevë nga shoqata Stebleva për të festuar ditën e Shën Gjergjit, një festë pagane që kjo zonë e kremton me dashuri. Ne ishim në një valle, kur vijnë dhe bashkohen Disha, Gurra dhe disa të tjerë. Unë nuk e mendoj se jemi në luftë. Erdhi ai dhe më ka kapur, jo unë, por kjo nuk përbën asgjë në raport me mua, se isha mes demokratëve. Por jam shumë i indinjuar që portalet janë marrë shumë me këtë çështje pa investiguar si ka qenë çështja. Unë nuk mbështes as kandidat të PS, as të Foltores, por vetëm nr. 9, atë të PD”, tha Vreto.
Vreto ishte kandidat i PD së Enkelejd Alibeaj për bashkinë e Librazhdit në zgjedhjet e 14 majit, por kandidatura e tij nuk u miratua.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 18:32 Britania bie dakord për t’u bashkuar me skemën e kredisë mbështetëse të BE-së për Ukrainën
- 18:32 Raporti i Bankës Botërore: Plakja dhe emigracioni po shtojnë presionin mbi financimin e shëndetësisë
- 18:26 Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
- 18:23 Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
- 18:19 Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve, Rama pritet nga Macron në Paris. Kryeministri poston pamjet nga takimi
- 18:14 Shefi i Volkswagen konfirmon planin për të shkurtuar 50,000 vende pune