Pushim gjatë menstruacioneve, Qarri: Për të vënë duart në kokë, e propozoi Braçe

14 Nëntor 2023 | 15:39

Gazetari Flavio Qarri e konsideroi për të vënë duart në kokë propozimin e Erion Braçes për t’i njohur grave një raport pushimi gjatë ciklit menstrual.

Sipas tij nuk është normale që në qeverinë dhe administratën me më shumë gra të të gjitha kohërave këtë shqetësim ta ngrejë një burrë.

Gazetari tha në një intervistë për Euronews Albania se është një formë manipulimi që bën të duket sikur gratë nuk e kanë mjaftueshëm pushtet e kapacitet për të ngritur këtë shqetësim.

“Ka ngritur zërin ai që e ndjen më shumë atë sikletin një herë në muaj. Është absolutisht e çuditshme dhe e neveritshme që në qeverinë me më shumë gra të të gjitha kohërave, me administratën me më shumë gra të të gjitha kohërave, këtë hall e ngre Erion Braçe. Është për të vënë duart në kokë sepse me këtë logjikë i bie që gratë nuk paskan asnjë vlerë në shoqërinë tonë dhe nuk qenkan ato të zonja, të shkolluara, as gratë në pushtet për të ngritur shqetësimin. Një njeri ngre shqetësimin për atë që përfaqëson, kështu që, që këtu fillon manipulimi dhe bërja qesharake e çështjes,” – u shpreh Qarri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024