“Samiti në Tiranë, më duket farsë”,Sharrah: S’është bërë asgjë për votën e diasporës
Konsulentja nga SHBA, Besa Sharrah ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku tha se është farsë të bëhet një samit për Diasporën ndërkohë që nuk është bërë ende asgjë që qytetarët shqiptarë në diasporë të kenë mundësi votimi.
Ajo tha se pavarësisht se ligji dhe Gjykata Kushtetuese kanë kërkuar implementimin e votës së Diasporës, nuk beson se “regjimi” do të bëjë diçka e do zbatojë kushtetutën në këto 50 ditë të mbetura nga afati i caktuar.
“Ky nuk është një sugjerim, por kërkesë për tu zbatuar ligji dhe vendimi i gjykatës kushtetuese për të implementuar votën e diasporës. Një samit i cili trajton gjithçka përveç të drejtës dhe zbatimit të kushtetutës për ti dhënë Diasporës të drejtën për të votuar nga vendet ku jetojnë, për mua është një farsë totale.
Për mozbatimin e vendimit, unë nuk mund ta them se çfarë do të ndodh, sepse një regjim, kështu e quaj unë jo qeveri, i cili kushtetutën e ka shkelur me këmbë, ne nuk mund të presim zbatimin e ligjit. Do jetë surprizë e madhe që për 50 ditë të zbatohet kushtetuta. do shikojmë çfarë do bëhet, por unë nuk kam shumë shpresë që do implementohet.
LEXONI GJITHASHTU:
- Samiti i Diasporës/ Ministrja Koçiu premton bashkëpunim me mjekët jashtë vendit
- Samiti III i Diasporës, Rama: Nuk ka asgjë të paarritshme nëse bëhemi bashkë
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim