“Sot të kryhet kjo punë”- Lala: Murseli e zbatoi me nxitim planin, ka diçka të madhe
Gazetarja investigative Klodiana Lala ka zbuluar bisedat mes Naim Murselit dhe Kushtrim Kokallës, para vrasjes së Liridonës.
Në “Euronews Albania”, Lala tha se gjatë bisedës mes tyre, Naimi i tha Kokallës se “kjo punë duhet të kryhet sot”.
Ajo tha se në këtë ngjarje ka diçka më të madhe, ndoshta një sekret që lidhet me persona të tjerë si biznesmenë apo politikanë, por për këtë nuk mund të deklarohej ende.
“Ka patur tentativa të mehershme të Naim Murselit për ta ekzekutuar gruan. Njëherë për ta trajtuar si aksident, që e dinë edhe autoritetet në Kosovë dhe kolegët aty. Nga biseda me Kukallën, kur ishte vënë në zbatim plani për vrasjen e Liridonës, nuk ka kaluar më shumë se një javë.
Një moment në dosjen hetimore, që e kam siguruar përmes kolegëve të Kosovës, aty thuhet një fjali që më ka vrarë veshin dhe unë pas kam filluar të analizoj, thuhej se “sot duhet të kryhej kjo punë”.
Liridona ka ditur një sekret shumë të madh që Naim Murselin dhe njerëzit rreth tij kanë qenë të tronditur. Se çfarë është kjo çështje, nëse lidhet me biznes, nëse lidhet me njerëz të rëndëishëm, me politikë apo me njerëz të tjerë, nuk mund ta them.
Por mënyra si është kryer krimi vendi që është zgjedhur më bën të mendoj se ata kanë vepruar me një nxitim të madh ditët e fundit”, tha Lala.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 21:22 “Kuvendi Kombëtar mund të krijojë një lëvizje apo parti?” Armir Shkurti tregon si do organizohet
- 21:03 Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale
- 20:53 Libani konfirmon pjesëmarrjen në raundin e ardhshëm të bisedimeve me Izraelin
- 20:47 Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:45 Epidemia e Ebolës në Kongo, 1,830 raste të infektuara. 648 viktima
- 20:39 Përkujtimi i gjenocidit të Srebrenicës, Republika Srpska fushatë për vuajtjet e popullit serb në Nju Jork