“Udhëtarët” vizitojnë Përmetin, qytetin e luleve dhe kulturës
Përmeti, qyteti i trëndafilave është ndalesa e radhës e “Udhëtarëve” Loneta Progni dhe Renaldo Salianjit. I vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Vjosë, ai është vendi ideale për të kaluar fundjavën, pasi ofron ecjen në kanionin e Lengaricës, shijimin e gatimeve tradicionale të zonës dhe pushimin në banjat termale të Bënjës.
Të njohura që në antikitet këto burime sulfurore janë të ndryshme e burojnë në të dyja anët e Kanionit të Lengaricës. Siç tregojnë banorët e zonës për “Udhëtarët”, çdo burim zotëron veti terapeutike të ndryshme për kurimin e sëmundjeve të lëkurës ,stomakut ,veshkave dhe reumatizmës.
Burimet e ujërave termale janë natyralë dhe derdhen në vaska të vogla të një bukurie të çmueshme në brendësi të të cilave është e mundur të mblidhet edhe baltë termale, e përshtatshme për trajnimet e lëkurës. Temperatura e tyre është 22-28 gradë celsius dhe qëndron e tillë përgjatë stinës së dimrit.
Pas ujërave termal të Bënjës, pikë interesante për t’u vizituar është ura e Katiut, e ndërtuar në shekullin e XVIII dhe e ruajtur shumë mirë.
Për ata që dashurojnë aventurat, në qytetin e Përmetit mund të eksplorojnë kanionin e Langaricës, i cili ndodhet rreth 200 metra larg burimeve termale. Rrjedha e lumit bën që në të dy brigjet të ketë një bimësi të pasur dhe të larmishme.
“Qyteti i Trëndafilave” shquhet për prodhimet e tij tradicionalë ndër të cilat mund të përmendim glikonë e famshme si dhe byrekun përmetare me lëpjeta (bimë barishtore) të njohura në të gjithë Shqipërinë.
Muzika është pjesë identifikuese e qytetit të Përmetit. Renaldo dhe Loneta na njohin me grupin “Sazet e Përmetit” që vazhdojnë edhe sot të mbajnë gjallë këngët e njohura popullore.
Lavër Bariu, mjeshtri i klarinetës ishte themeluesi i grupit “Sazet e Përmetit” që tashmë njihet në gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj.
“Të parët tanë na kanë lënë një pasuri, muzika është një vlerë e madhe për qytetin”, thotë nipi i Laver Bariut , i cili është pjesë e grupit muzikore duke vazhduar të ruajë traditën familjarë. Ai së bashku me pjesën tjetër të grupit mundohen ta përcjellin këtë pasuri kulturore dhe te gjeneratat e reja.
LEXONI GJITHASHTU:
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta