Vrasja e Liridonës, gazetari: Hetim edhe në Suedi, çfarë njoftoi Ministria e Jashtme
Gazetari Muharrem Kafexhiu është shprehur se lidhur me rastin e vrasjes së Liridonës, e cila dyshohet se u porosit nga bashkëshorti i saj, do të ketë hetime edhe në Suedi, pasi ajo ishte edhe shtetase suedeze.
Komentet Kafexhiu i bëri në Euroneës Albania, ku tha se Ministria e Jashtme e Kosovës ka konfirmuar për “Ekspress” se një shtetase Suedeze është vrarë në Kosovë, pra duke nënkuptuar interesimin e shtetit skandinav për vrasjen e Liridonës.
Pjesë nga diskutimi:
Pyetje: Sigurimi i jetës që viktima kishte në Suedi, kur humb jetën e marrin familjarët. Mund të ketë qenë shkak për vrasjen e saj?
Kafexhiu: Kjo ishte vrasja e tretë që Policia e mbylli në kohë rekord. Pra ky angazhim i Policisë së Kosovës meriton lëvdatat. Sigurimi i jetës është i vlefshëm kudo që shkon për një posedues të një pasaporte të vlefshme si ajo suedeze.
Pra Ministria e Jashtme ka konfirmuar për Ekspres se një shtetase suedeze është vrarë në Kosovë. Do të ketë Po vijojnë hetimet për të parë rrjedhën e ngjarjeve dhe masat që do të merren.
Nuk e di si do të përballet familja e Murselit, sepse përderisa ata do të gjykohen në Kosovë, familja është nisur për në Suedi dhe ndoshta do të ketë kërkesë ekstradimi në shtetin skandinav.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 09:48 Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër