Zbardhen emrat e parë të PD-së për presidentin e ri
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur mesditën e së enjtes për çështjen e presidentit dhe kandidaturat që partia do të propozojë.
Emrat e propozuar deri më tani nga deputetët në mbledhje janë Leonard Demi i propozuar nga Ferdinand Xhaferraj, Arben Çejkun i propozuar nga Flamur Hoxha, Jorida Tabaku dhe Dashamir Shehi të propozuar nga Kreshnik Çollaku, Visar Zhiti i propozuar nga Saimir Korreshi, Rexhep Uka, Halim Kosova dhe Dashamir Shehi të propozuar nga Xhelal Mziu, Leka Zogu i propozuar nga Dhurata Çupi.
Propozimin e Arben Cejkut e kanë mbështetur Zef Hila dhe Ramadan Lika.
Leonard Demi ka qenë deputet dhe ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë si dhe ish-ambasador i Shqipërisë në NATO.
Arben Çejku ka qenë ambasador i Shqiperisë në Maqedoninë e Veriut.
Të pranishëm në mbledhjen e drejtuar nga kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj janë të pranishëm 23 deputetë demokratë.
Para nisjes së mbledhjes se grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj është takuar me aleatet në kryesi.
Në mbledhje kanë marrë pjesë Mesila Doda dhe Agron Duka nga dy grupet e tjera parlamentare të opozitës.
Gjatë ditës së djeshme, socialistët pranuan draftin e demokratëve që kandidatët në raundin e dytë dhe të tretë t’i propozojë vetëm opozita.
Sipas këtij drafti, opozita do të sjellë 4 propozime dhe 2 prej tyre do të skualifikohen nga mazhoranca. Një komision do të përzgjedhë në fund kandidaturën që do të kalojë për votim në seancë. Opozita ka kohë deri të dielën në orën 16:00 për të dorëzuar emrat.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve