Altin Lala: Ronaldo dhe Neymar me komplekse, shembuj jo të mirë për moshat e reja

29 Nëntor 2022 | 12:09

Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Altin Lala thotë se portugezi Cristiano Ronaldo dhe braziliani Neymar janë njerëz me komplekse.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lala u shpreh se të dy janë lojtarë me kualitete të jashtëzakonshme, por me sjelljet e tyre nuk janë shembuj të mirë për moshat e reja.

“Ronaldo, pavarësisht se nuk mund ta besojë njeri, siç janë edhe shumë njerëz të tjerë që janë edhe të famshëm. Mendoj që kërkon gjithmonë më shumë se duhet. Faktikisht, nuk ka nevojë fare për vëmendjen se e ka vëmendjen. Edhe te goli në fund fare, nuk e preku topin, shumë mirë mund të thoshte që e kishte bërë shoku i skuadrës. Ndoshta ato komplekse e kanë çuar përpara.

Ka shumë tifozë që e duan për atë çfarë ka bërë dhe ka bërë jashtëzakonisht shumë për futbollin, por nga ana tjetër, ai e njollos vetë figurën e tij, me gjestet që bën, edhe te klubi që ishte, te Manchester United. Figura e tij nuk duhej të ishte me këto komplekse. Dikur do reflektojë, ndoshta me djalin e tij. Këtë që thamë për Ronaldon është edhe për Neymar-in. Tipa si Ronaldo, me këto sjellje ose Neymar janë jo të dobishëm, nuk janë shembuj të mirë për moshat e reja”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026