Shqiptarja nga Kanadaja: Vetëm 2 gota alkool në javë është shokuese për ne
Shqiptarja e cila jeton në Kanada, Klejda Hila thotë se njerëzit në këtë shtet janë shokuar me vendimin e fundit të qeverisë, sipas së cilës duhet të konsumohet vetëm dy pije alkoolike në javë.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hila u shpreh se në Kanada rregullat zbatohen sa i takon shëndetit, por në këtë rast do të jetë e vështirë, pasi alkolli preferohet shumë.
“Këtu njerëzit, në fakt i zbatojnë rregullat, janë shumë të kujdesshëm sa i përket shëndetit. Por e vetmja gjë që ti nuk mund t’ua heqësh është alkooli. Njerëzit këtu e shijojnë shumë, është në çdo vend.
Nuk besoj se do të ndiqet aq shumë, por mendoj që njerëzit që kanë probleme shëndetësore ndoshta do e ndjekin. Është pak shokuese për ne”, theksoi ajo.
Ata që jetojnë në Kanada duhet të kufizojnë veten në vetëm dy pije në javë dhe në mënyrë ideale të reduktojnë alkoolin krejtësisht.
Ky vendim i qeverisë ka nxitur debate intensive mbi rrezikun kundrejt kënaqësisë në një vend ku shumica dërrmuese e të rriturve konsumojnë rregullisht alkool.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve