Habit qytetari, i pashqetësuar nga rritja e çmimeve: Të përgatitemi, do futemi në BE

14 Mars 2023 | 15:25

Qytetarët festuan këtë të hënë Ditën e Verës, teksa ata u përballën edhe me një rritje të çmimit të ëmbëlsirës së kësaj feste, ballokumes.

Megjithatë një qytetar i pyetur nga gazetarja e Euronews Albania se si i është dukur atij rritja e çmimeve, ai ka habitur me përgjigjen e tij.

Qytetari dukej i pashqetësuar dhe tha se rritja e çmimeve vjen pasi po përgatitemi të shkojmë në Euro.

Pjesë nga biseda

Gazetarja: Do blini ballokume?

Qytetari: Po. Do ble një se ka ëmbëlsira plot po më shumë e marr si për festë.

Gazetarja: Ju pëlqen ballokumja?

Qytetari: Po pse ka njeri që mos ta pëlqejë.

Gazetarja: I janë rritur pak çmimet tani si ju duken?

Qytetari: Po do rriten pse mos të rriten, a do shkojmë në Euro tani, a do shkojmë të përgatitur me euron tani. A do futemi në BE? Për në BE do rriten avash-avash se do jemi njësoj me euron.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024