“Kurti ndihmoi Vuçiçin”, ish-diplomati tregon se çfarë ndodhi në Ohër

Takimi Kurti-Vuçiç
21 Mars 2023 | 10:24

Ish-diplomati Edon Cana ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për negociatat që zhvilloi për rreth 12 orë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në një intervistë për Euronews Albania, Cana u shpreh se Vuçiç e kishte planifikuar çdo gjë në mënyrë brilante rreth negociatave.

Ndërsa sipas tij, Kurti lexoi libra për negociata dy ditë para takimit në Ohër, duke shkuar i papërgatitur dhe duke “ndihmuar” Vuçiçin të arrinte qëllimet e tij, kryesisht për Asociacionin.

“Vlera e marrëveshjes nuk është vetëm te nënshkrimi, por edhe te garantuesit apo te ata që ndërmjetësojnë. Në këtë rast, është bërë nën ndërmjetësimin e BE dhe me mbështetjen e SHBA. Në Bruksel nuk është firmosur asgjë, po ashtu edhe këtu. Vuçiç duket njeri i pakënaqur, nuk di se çfarë bën, por në fakt të gjithë këtë e ka planifikuar në mënyrë brilante dhe e ka deklasuar zotin Kurti në aspektin e planifikimit dhe negocimit të marrëveshjes.

Edhe në pjesën e dytë në Ohër, të gjitha kërkesat e Kosovës kanë dështuar, sa i përket disa pikave. Kosova nuk ka mundur ta shtyjë këtë proces. Vetë zoti Kurti ka deklaruar dy ditë para takimit të Ohrit, se është duke lexuar libra për negociata. Ky plan nënkupton Zajednicë plus, me mundësi në të ardhmen për një Ahtisaari plus. Është një marrëveshje e dëmshme me pasoja historike. Marrëveshje pa njohje”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026