Gazetari Armand Bajrami rrëfen takimin informal me kreun e SPAK
Gazetari Armand Bajrami i cili ishte i pranishëm në takimin e gazetarëve me prokurorin Altin Dumani, tha për “Review”, se informacionet e dala nga ky takim i ka publikuar si informacione nga burime zyrtare, por ka refuzuar të zbardhte bisedën e plotë.
Bajrami tha se takimi i prokurorit Dumani me gazetarët, nga ku rodhi informacion për disa nga çështjet më sensitive të SPAK ishte një takim informal për të vendosur një linjë komunikimi dhe për të shuar kureshtjen e gazetarëve të gjyqësorit.
“Është e vërtetë ky takim ka qenë i treti, në radhën e takimeve që prokurori dumani zhvillojnë me gazetarët. Ka qenë për hir të së vërtetës një takim informal, për të vendosur një linjë komunikimi apo shuarje kureshtjesh për hetimet më të rëndësishme, për të vendosur pikat në çështjet më të rëndësishme të momentit.
Takimi ishte informal, mënyra se si është përcjellë është formalizuar shumë, pasi ka pasur një zbardhje të plotë të gjithë diskutimet të bërë në tryezën e ditës së djeshme. Në përvojën time, me mirëkuptimin e redaktorëve të mi, përcjellja e informacionit që ndava me publikun ishte duke ju atribuuar një burimi zyrtar, por nuk pranova të zbardhja bisedën e plotë, pasi nuk bëhej fjalë për një konferencë për shtyp, por një bisedë informale”,-tha për Euronews Albania gazetari Armand Bajrami.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat