Ligji për “non grata” në Maqedoninë e Veriut, gazetarja: Masat që do marrë qeveria

29 Dhjetor 2023 | 11:43

Pas shpalljes “non grata” nga ana e SHBA-së të disa zyrtarëve në Maqedoninë e Veriut, vendi duket se po përgatit një ligj të ri.

Ndërkohë që do të jetë gjykata dhe prokuroria ajo që do të merret me hetimin e tyre,  qeveria ka vendosur që këta persona që janë në listën e zezë të mos marrin posta shtetërore.

Gazetarja Ferikan Iljazi tha në një lidhje direkte për Euronews Albania se përse qeveria e ka ndërmarrë këtë vendim , ndërsa theksoi se kjo është ende në fazën përgatitore.

“Duke marrë parasysh se është ende në fazë përgatitore, deri në këtë moment dihet vetëm që zyrtarë të Maqedonisë së Veriut, ata të cilët janë përgjegjës për luftimin  e korrupsionit, ata kanë menduar të ndalojnë të gjithë personat që gjenden në listën e zezë të marrin poste publike, madje edhe ata që janë në një marrëdhënie pune në ndonjë institucion shtetëror, atyre duhet t’u ndërpritet nëse vërtetohet se janë në listën e zezë.

Kjo për arsye se nëse SHBA gjen aq shumë prova sa për ti futur ata në listën e zezë, kjo do të thotë që dyshimet për korrupsion janë tejet serioze. Ky është një nga hapat e parë që ka ndërmarrë qeveria që nga momenti ku SHBA-të i kanë shpallur luftë korrupsionit. Qeveria nuk mund të bëjë diçka për këta persona, vetëm nuk do i lejojnë të futen në sistemin e shtetit apo të kenë detyra”,-tha Ferikan Iljazi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026