Rama dhe Meloni përfundojnë inspektimin në Gjadër, nisen drejt portit të Shëngjinit
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mbërriti këtë të mërkurë në Shqipëri. Sapo zbriti nga avioni i saj në rinas, kryeministrja italiane u nis me helikopter drejt Gjadrit.
Atje së bashku me kryeministrin Edi Rama, ajo ka inspektuar kampin e ngritur për emgrantët.
Pas inspektimit në Gjadër të dy kryeministrat janë nisur drejt Shëngjinit ku pritet të zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët.
Në nëntor, Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nënshkruan një marrëveshje 5-vjeçare në të cilën Shqipëria ra dakord të strehonte deri në 3,000 emigrantë të shpëtuar nga ujërat ndërkombëtare çdo muaj, ndërsa Italia përpunon kërkesat e tyre për azil. Meqë kërkesat për azil pritet të zgjasin rreth një muaj për t’u përpunuar, numri i azilkërkuesve të dërguar në Shqipëri mund të arrijë deri në 36,000 në një vit.
Qendrat, që do të menaxhohen nga Italia dhe mund të mbajnë maksimum 3000 azilkërkues në çdo kohë.
Italia do të paguajë për ndërtimin e qendrave dhe do të paguajë faturën për shpenzimet në lidhje me sigurinë dhe kujdesin mjekësor, me një kosto të vlerësuar nga 650 deri në 750 milionë euro gjatë pesë viteve të para.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve