Kush i hakeroi e-mailet e Prokurorëve të SPAK, Karamuço: Të përfshirë dhe politikanë
Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishte këtë të enjte i ftuar në një lidhje direkte për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka folur rreth sulmit kibernetik ndaj e-maileve të prokurorëve të SPAK të ndodhur më 12 mars.
Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona, Arnold Rrokaj, i dyshuar për realizimin e ndërhyrjes dhe Zambak Gjoni, i dyshuar për shpërndarjen e informacionit të vjedhur, por sipas Karamuços, këta nuk janë personat e vetëm të përfshirë në krim.
“Janë marrë dosje hetimore, janë marr informacione dhe relatime të disa hetimeve që janë ende të panjohura për publikun, që ka ende subjekte që ne nuk e dimë që janë nën hetim dhe kjo e ka bërë edhe më të rezervuar prokurorinë dhe thirrjen e saj që këto të mbahen sekret, sepse rrezikohet që të arratisen personat që janë nën hetim. Nga ana tjetër këta dy persona që janë arrestuar nuk janë të vetëm.
Ata nuk kanë pasur as ndonjë aftësi të madhe për hakerimin, kanë njohuri mesatare për këtë, ndaj kjo të bën të dyshosh se ka persona të tjerë që dinë më shumë. Këta janë ekzekutorë, por kush i drejton. SPAK duhet të ketë kurajën ti zbulojë. Por disa informacione paraprake dhe ende të pakonfirmuara thonë se gjurmët shkojnë deri në Parlamentin e Shqipërisë. Ka të përfshirë politikanë në mënyrë direkte ose indirekte. Ndërkohë motivi nuk dihet ende, mund të jetë për shantazh, për zhvendosje të vëmendjes, ka shumë arsye që duhet ti hetojë SPAK”,-tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve